Ingredientët:
- 1 filxhan vaj luledielli
- ½ filxhan tahini
- 1 filxhan sheqer pluhur
- 4 filxhan miell
- 1 majë luge kripë
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 2 lugë gjelle niseshte
- 1 filxhan arra
Përshkrimi:
Në një enë të thellë përziejmë tahinin të cilin e kemi në temperaturë ambienti, vajin e lulediellit, sheqerin pluhur, dhe kripën derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me niseshtenë e pluhurin pjekës dhe vazhdojmë e punojmë derisa të formohet një brumë gurabijesh i forte (nuk duhet të kursehemi tek mielli sepse ndryshe do të hapën shumë gjatë pjekjes)
Në fund shtojmë arrat e grira mesatarisht të vogla dhe me brumin e përftuar formojmë disa topa të vegjël duke i dhënë madhësinë e dëshiruar.
Masat e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine.
I pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 30 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa i prekur. Pas kësaj i heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.
Janë ideale për tu shoqëruar me një gotë qumësht ose çaj.




