Ingredientët:
- 250 gram gjalpë
- ½ filxhan sheqer pluhur
- 3 lugë gjelle disarono
- 1 filxhan arra të pjekura
- 1 ½ filxhan miell për ëmbëlsira
- ½ filxhan niseshte
- Sheqer pluhur për dekor
Përshkrimi:
Në një enë të thelle përziejmë mirë gjalpin të cilin e kemi të zbutur në temperaturë ambienti bashkë me disaronon dhe sheqerin pluhur derisa të përftojmë një masë kremoze.
Tek masa e përftuar shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me niseshtenë dhe e punojmë me duar ose më ndihmën e një makine për punimin e brumit derisa të përftojmë një masë të qëndrueshme gurabijesh e cila nuk ngjit më në anët e enës.
Në fund shtojmë arrat të cilat i kemi pjekur më parë dhe grirë mesatarisht me (unë preferoj mos ti bej pluhur sepse më pëlqen që të ndihet arra) dhe me brumin e përftuar formojmë disa topa të vegjël duke i dhënë madhësinë e dëshiruar.
Masat e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine.
I pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 20 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa i prekur. Pas kësaj i heqim nga tepsia dhe I rrotullojmë në një tas të vogël të mbushur përgjysmë me sheqer pluhur, pasi I kemi kaluar të gjitha tek sheqeri pluhur mund ti kalojmë edhe një here të dytë nëse I duam më shumë të sheqerosura.




