Embelsira, Gurabije

Gurabije me Arrë Kokosi dhe Qershi të Karamelizuar

0 comments

Ingredientët:

  • 250 gram gjalpë
  • 250 ml vaj luledielli
  • ½ filxhan sheqer pluhur
  • ½ filxhan niseshte
  • 4 filxhan miell
  • 2 filxhan arrë kokosi e grirë
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 20 – 30 qershi të karamelizuara
  • Sheqer pluhur + arre kokosi e grirë për dekor

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti, vajin e lulediellit, sheqerin pluhur, dhe kripën derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.

Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me niseshtenë e pluhurin pjekës dhe vazhdojmë e punojmë

Në fund shtojmë arrën e grirë të kokosit dhe e punojmë derisa të formohet një brumë gurabijesh i qëndrueshëm.

Me brumin e përftuar formojmë disa topa me madhësi mesatare, të cilat i hapim me kujdes në pëllëmbë të dorës dhe në mes të tyre vendosim një qershi të karamelizuar, i mbështjellim me kujdes dhe i rrotullojmë dhe një herë në mes të pëllëmbëve për ti dhënë formë.

Masat e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre, të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 25 – 30 minuta.

Pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak minuta pa i prekur. Pas kësaj i heqim nga tepsia dhe I rrotullojmë në një tas të vogël të mbushur përgjysmë me sheqer pluhur dhe arrë kokosi e grirë, pasi I kemi kaluar të gjitha tek kjo përzierje mund ti kalojmë edhe një here të dytë nëse I duam më shumë të sheqerosura.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*