Ingredientët:
- 3 të bardha veze
- 2 filxhan fistik të grira imët
- 1 ½ filxhan sheqer pluhur
- 2 filxhan biskota të bëra miell
- 100 gram çokollatë e zezë
Përshkrimi:
Në një enë të thellë përziejmë mirë sheqerin pluhur me fistikët e grir dhe miellin e biskotave.
Mbi to shtojmë një nga një të bardhën e vezëve dhe e punojmë mirë derisa të përftojmë një masë të lagësht por të qëndrueshme (dmth në momentin që e rrotullojmë në duar e ruan formën pa ngjitur nëpër duar dhe pa u shpërbëre.
Me masën e përftuar formojmë disa topa të vegjël duke i dhënë madhësinë e dëshiruar.
Masat e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine.
I pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 12 – maksimumi 15 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pa i prekur.
Pasi janë ftohur plotësisht I dekorojmë sipas dëshirës me çokollatë të shkrirë dhe më pak arra të grira në sipërfaqe.




