Embelsira, Gurabije

Gurabije me Gjalpin e Bërthamës së Kajsis

0 comments

Ingredientët:

  • 1 filxhan vaj luledielli
  • 1 kavanoz (250gr) gjalpë bërthame kajsie
  • 1 filxhan sheqer pluhur
  • 4 filxhan miell
  • 1 maj luge çaj kripë
  • 1 lugë çaj pluhur pjekës
  • 1 filxhan arra të grira mesatarisht me dorë

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë gjalpin e bërthamës së kajsisë te cilin e kemi në temperaturë ambienti, vajin e lulediellit, sheqerin pluhur, dhe kripën derisa të formohet një masë e njëtrajtshme

Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës dhe vazhdojmë e punojmë derisa të formohet një brum gurabijesh mesatarisht i qëndrueshëm

Në fund shtojmë arrat e grira me dore (i grijmë me dorë në mënyrë që arra të ndihet dhe shijohet me shumë) dhe me brumin e përftuar formojmë disa topa të vegjël duke i dhënë madhësinë e dëshiruar.

Masat e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine.

I pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 30 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa I prekur. Pas kësaj I heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.

Janë ideale për tu shoqëruar me një gotë qumësht ose çaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*