Gurabije me Gjalpë Kikiriku dhe Copëza Kikirikësh
Recipe by Rozafa
Course: DessertDifficulty: Easy
Servings
10
servingsPrep time
30
minutesCooking time
15
minutesIngredientët
200 gram gjalpë kikiriku me copëza
4 lugë gjelle gjalpë
1 filxhan sheqer kaf i lehtë
2 kokrra vezë
1 lugë çaji vanilje
2 filxhan miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
Sheqer kane i lehtë për zbukurim
Përshkrimi
- Në një enë të thellë përziejmë gjalpin e kikirikut dhe gjalpin te cilin e kemi në temperaturë ambienti, sheqerin kaf, dhe vezën derisa të formohet një masë e njëtrajtshme
- Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës dhe vazhdojmë e punojmë derisa të formohet një brumë gurabijesh mesatarisht i qëndrueshëm
- Me masën e përftuar formojmë disa topa të vegjël duke i rrotulluar më kujdes në mes të pëllëmbëve dhe pasi I japim formë I rrotullojmë përsëri me shumë kujdes në një tas të vogël të mbushur përgjysmë me sheqer kane të lehtë.
- Format e sheqerosura i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 12 – 15 minuta maksimumi.
- Pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa i prekur, më pas i heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.
- Janë ideale për tu shoqëruar me një gotë qumësht ose çaj.




