Embelsira, Gurabije

Gurabije me Kakao dhe Mbushje me Arrë Kokosi

0 comments

Ingredientët:

  • Për gurabijet me kakao:
  • 250 gram margarinë
  • 2 kokrra vezë
  • 2 filxhan sheqer pluhur
  • 1 lugë gjelle vanilje
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 2 ½ filxhan miell për ëmbëlsira
  • 2 filxhan miell arrë kokosi
  • 2 filxhan arrë kokosi e grirë
  • Për mbushjen me arrë kokosi:
  • 2 të bardha veze
  • 5 lugë gjelle sheqer pluhur
  • Për sherbetin:
  • 2 filxhan sheqer kaf
  • 2 filxhan ujë
  • 1 lugë çaji lëng limoni

Përshkrimi:

Në fillim përgatisim sherbetin, ku në një enë të thellë ziejmë ujin me sheqerin dhe lëngun e limonit dhe pas kësaj e lëmë të arrijë temperaturën e ambientit për ta përdorur më vonë.

Në një enë të vogël përziejmë arrën e grirë të kokosit me të bardhat e vezës dhe sheqerin pluhur, e punojmë mire me dorë derisa të arrijmë një masë të njëtrajtshme me të cilën formojmë disa topa shumë të vegjël (shërbejnë për mbushjen e gurabijeve) dhe i lëmë mënjanë.

Me ndihmën e një rrahëse elektrike rrahim margarinën (të cilën e kemi në temperaturë ambienti) së bashku me vezët, kakaon, sheqerin pluhur dhe vaniljen.

I përziejmë mirë derisa të formohet një masë kremoze tek e cila shtojmë pak nga pak miellin për ëmbëlsira të përzier më parë me miellin e arrës së kokosit, kripën, pluhurin pjekës dhe e punojmë derisa të përftojmë një brumë të trashë gurabijesh.

Me brumin e përftuar formojmë disa topa me madhësi mesatare, të cilat i hapim me kujdes në pëllëmbë të dorës ose me një petës (okllai) të vogël dhe në mes të tyre vendosim topat e vegjël të arrës së kokosit, i mbështjellim me kujdes dhe i rrotullojmë dhe një herë në mes të pëllëmbëve për ti dhënë formë.

Masat e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre, të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të parangrohur 200°C për 20 – 25 minuta.

Pasi i nxjerrim nga furra dhe i fusim menjëherë tek sherbeti që kemi përgatitur më pare, dhe pas 1 minute i nxjerrim me kujdes me ndihmën e një kullese të vogël.

Pasi i vendosim në pjatancën e tyre i spërkasim me pak arrë kokosi të grirë ose sipas dëshirës mund ti lëmë dhe ashtu si janë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*