Ingredientët:
- 125 gram gjalpë
- 1 filxhan sheqer pluhur
- ½ filxhan vaj luledielli
- 1 lugë çaji vanilje
- 1 lugë çaji plot pluhur pjekës
- ¼ filxhan stika të grira
- 3 lugë gjelle kakao
- 1 kokërr vezë
- 3 filxhan miell
- Për Sherbetin:
- 2 filxhan sheqer kaf
- 2 filxhan ujë
- 1 lugë çaji lëng limoni
Përshkrimi:
Në fillim përgatisim shërbetin ku në një enë të thelle ziejmë ujin me sheqerin dhe lëngun e limonit dhe pas kësaj e lëm të arrij temperaturën e ambientit për ta përdorur më vonë.
Në një enë të thellë përziejmë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti, vajin dhe sheqerin, me pas shtojmë vezën me vaniljen dhe në fund miellin të cilin e kemi përzier me parë me stikat e grira, kakaon dhe pluhurin pjekës, e punojmë mire derisa të përftojmë një brumë të trashë gurabijesh.
Me brumin e përftuar formojmë disa topa të vegjël duke i dhënë madhësinë e dëshiruar.
Masat e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine.
I pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 20 – 25 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa I prekur. Pas kësaj I heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.
Pasi i nxjerrim nga furra i fusim menjëherë në shërbetin që kemi ngrohur më parë i cilin është në temperaturë ambienti, i lëm vetëm pak minuta 1 – 2 (pasi janë shumë të shkrifta dhe nëse i lëm shumë shpërbehen menjëherë).
Pas kësaj janë gati për tu shijuar dhe për të dhuruar një shije fantastike.




