Embelsira, Gurabije

Gurabije me Kanellë dhe Rrush

2 comments

Gurabije me Kanellë dhe Rrush

Recipe by Rozafa Course: DessertDifficulty: Easy
Servings

10

servings
Prep time

30

minutes
Cooking time

20

minutes

Ingredientët

  • 125 gram 125 gjalpë

  • 100 ml 100 vaj luledielli

  • ½ filxhan ½ sheqer pluhur

  • 3 lugë gjelle 3 arrë kokosi e grirë

  • 2 filxhan 2 miell

  • ½ lugë çaji ½ pluhur pjekës

  • ½ lugë çaji ½ kanellë

  • 1 majë luge 1 çaji kripë

  • ¼ filxhan ¼ rrush i thatë

  • Sheqer pluhur + kanellë për dekor

Përshkrimi

  • Në një enë të thellë përziejmë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti, vajin dhe sheqerin pluhur derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
  • Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me arrën e kokosit, pluhurin pjekës, kanellën dhe kripën dhe vazhdojmë e punojmë derisa të formohet një brumë gurabijesh i qëndrueshëm tek I cili në fund shtojmë rrushin e thatë. (e kuptojmë që brumi është gati kur nuk ngjit më në anët e enës)
  • Me brumin e përftuar formojmë disa topa të vegjël duke i dhënë madhësinë e dëshiruar.
  • Masat e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 20 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa i prekur. Pas kësaj i heqim nga tepsia dhe I rrotullojmë në një tas të vogël të mbushur përgjysmë me sheqer pluhur dhe ¼ lugë çaji kanelle, pasi I kemi kaluar të gjitha tek sheqeri pluhur mund ti kalojmë edhe një here të dytë nëse I duam më shumë të sheqerosura.

2 Comments

  1. Wow te lumshin duart😍😍😍😍👌

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*