Ingredientët:
- 150 gram gjalpë
- 150 gram sheqer
- 1 lugë çaji vanilje
- 1 kokërr vezë
- Lëkura e grirë e 1 portokalli
- 100 ml lëng portokalli
- 280 gram miell
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 majë luge çaji kripë
Përshkrimi:
Në një enë të thellë përziejmë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti me sheqerin, vezën, vaniljen e lëngshme, lëngun dhe lëkurën e portokallit derisa të formohet një masë e njëjtë.
Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë më pluhurin pjekës dhe kripën e vazhdojmë e punojmë derisa të formohet një brumë gurabijesh i qëndrueshëm.
Brumin e vendosim në një qese kuzhine dhe fillojmë e rrotullojmë bashkë me qesen duke i dhënë formën e një sallami të trashë, i mbyllim mire anët dhe e fusim në frigorifer të pushojë për 2 orë.
Pasi e nxjerrim nga frigoriferi e presim me kujdes me ndihmën e një thike të mprehtë në feta më një trashësi 1 cm ose 1,5 cm sipas dëshirës.
Me fetat formojmë disa topa të vegjël duke i rrotulluar në mes të pëllëmbëve për ti dhënë formë rrumbullake dhe më pas i rrotullojmë në një tas të mbushur përgjysmë me sheqer pluhur në mënyrë që të marë sheqer nga të gjitha anët
Masat e formuara i vendosim në një tepsi furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 15 minuta.
Kur i nxjerrim nga furra i lëmë të ftohen pak pa i prekur. Më pas i heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.
Janë ideale të shoqëruara me një gotë qumësht ose çaj.