Embelsira, Gurabije

Gurabije me Limon

0 comments

Ingredientët:

  • 125 gram margarinë
  • 50 ml vaj luledielli
  • ½ filxhan sheqer pluhur
  • ½ filxhan niseshte
  • 2 filxhan miell
  • 3 lugë çaj fara lulëkuqe
  • Lëkura e 2 limonëve
  • 2 lugë gjelle lëng limoni (50 ml)
  • 1 lugë çaj pluhur pjekës
  • 1 maj luge çaj kripë
  • 2 – 3 lugë gjelle sheqer pluhur + I lugë gjelle lëng limoni për dekorim

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë mirë margarinën (të cilën e kemi në temperaturë ambienti) me vajin e lulediellit, sheqerin pluhur, kripën dhe niseshten.

Kësaj mase i shtojmë farat e lulëkuqes, lëkurën, lëngun e limonit dhe i përziejmë përsëri.

Vazhdojmë duke shtuar pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës dhe e punojmë derisa të përftojmë një brumë të trashë gurabijesh.

Me brumin e përftuar formojmë disa topa të vegjël të cilët i shtypim pak midis pëllëmbëve duke i dhënë një formë rrumbullake pak petashuqe dhe i vendosim në një tepsi tek e cila kemi shtruar më parë një letër kuzhine.

Masat e formuara i vendosim në një distancë mesatare nga njëra tjetra pasi nuk fryhen shumë gjatë pjekjes.

I pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 20 – 25 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa I prekur. Pas kësaj I heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.

Në një enë të vogël përziejmë mirë sheqerin pluhur me lëngun e limonit derisa të përftohet një masë kremoze të bardhë mesatarisht të trashë me të cilën dekorojmë gurabijet duke I spërkatur në formë shiritash ose sipas dëshirës.

Pasi kemi përfunduar dekorin i lëm të thahet kremi për 30 – 50 minuta pa I prekur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*