Ingredientët:
- 225 ml vaj luledielli
- 25 ml konjak
- 100 ml uji
- 100 ml lëng portokalli
- 100 gram mjaltë
- 250 gram rrush i thatë
- 150 gram arra
- 700 gram miell
- 150 gram sheqer
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- ¼ lugë çaji sodë buke
- 1 lugë çaji kanellë
- ½ lugë çaji karafil i bluar
Përshkrimi:
Në një enë mesatare përziejmë si fillim vajin e lulediellit, konjakun, ujin, lëngun e portokallit, dhe mjaltin derisa të miksohen më së miri.
Mbi masën e lëngshme shtojmë sheqerin, e përziejmë pak dhe vazhdojmë me pjesën tjetër të ingredientëve te thatë të cilët I kemi përzier mënjanë si miellin, pluhurin pjekës, sodën e bukës, kanellën dhe karafilin e bluar.
Përzierjen e mësipërme e punojmë mire me dorë derisa të arrijmë një masë të njëtrajtshme tek e cila në fund shtojmë rrushin e thatë dhe arrat e thërrmuara mesatarisht në mënyrë që të ndihën gjatë ngrënies.
Me brumin e përftuar formojmë disa topa me madhësi mesatare të cilat i vendosim në një tepsi të madhe furre, ku kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 25 minuta.
Pasi i nxjerrim nga furra I lëm të pushojnë pak para se ti lëvizim nga tepsia.




