Ingredientët:
- 125 gram gjalpë
- ¾ filxhan sheqer pluhur
- 3 lugë gjelle pekmez
- 1 kokërr vezë
- 2 filxhan miell
- ½ filxhan niseshte
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- ½ lugë çaji kanellë
- ¼ lugë çaji karafil
- 1 majë luge çaji kripë
- 1 filxhan arra
- Sheqer pluhur + kanellë për dekor
Përshkrimi:
Në një enë të thellë përziejmë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti, sheqerin pluhur, pekmezin dhe vezën derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me niseshtenë, pluhurin pjekës, kanellën, karafilin dhe kripën dhe vazhdojmë e punojmë derisa të formohet një brumë gurabijesh i qëndrueshëm tek I cili në fund shtojmë arrat e thërrmuara mesatarisht. ( e kuptojmë që brumi është gati kur nuk ngjit më në anët e enës)
Me brumin e përftuar formojmë disa topa të vegjël duke i dhënë madhësinë e dëshiruar.
Masat e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe I pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 20 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa i prekur. Pas kësaj i heqim nga tepsia dhe I rrotullojmë në një tas të vogël të mbushur përgjysmë me sheqer pluhur dhe ¼ lugë çaji kanelle, pasi I kemi kaluar të gjitha tek sheqeri pluhur mund ti kalojmë edhe një here të dytë nëse I duam më shumë të sheqerosura.




