Embelsira, Gurabije

Gurabije me Semolina

0 comments

Ingredientët:

  • 150 gram gjalpë   
  • ½ filxhan vaj                                             
  • 1 filxhan sheqer pluhur                                                   
  • ½ filxhan semolina si miell    
  • 1 kokërr vezë                                                                                                       
  • 1 lugë çaji vanilje 
  • 1 lugë çaji uthull                                                  
  • 3 – 4 filxhan miell      
  • 1 ½ lugë çaji pluhur pjekës                                                                        
  • Për Sherbetin:
  • 100 gram mjaltë
  • 400 gram sheqer
  • 300 ml uji
  • 2 shkopinj kanellë
  • 1 lugë çaji lëng limoni
  • 1 shirit lëkure limoni
  • Për zbukurimin:
  • 50 gram semolina
  • 20 – 30 bajame

Përshkrimi:

Në fillim përgatisim shërbetin ku në një enë të thelle ziejmë ujin me mjaltin, shkopinjtë e kanellës, lëngun dhe lëkurën e limonit dhe pas kësaj e lëm të arrij temperaturën e ambientit për ta përdorur më vonë.

Në një mikser elektrik rrahim mire gjalpin të cilin e kemi me temperature ambienti me sheqerin pluhur derisa të arrijmë një masë kremoze me një ngjyrë të lehtë pana tek e cila shtojmë vezën, vajin e lulediellit dhe vaniljen dhe vazhdojmë e rrahim për 1 – 2 minuta më shumë.

Masës së përftuar i shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me bullgurin dhe pluhurin pjekës dhe e punojmë derisa të arrijmë një masë brumi të trashë gurabijesh i cili nuk ngjit më në anët e enës.

Me brumin e përftuar formojmë disa topa me madhësi mesatare, të cilët i rrotullojmë me kujdes në një enë të mbushur 1 gisht me semolina në mënyrë që farat të ngjisin në të gjithë sipërfaqen e gurabijeve.

Mbi secilën prej tyre vendosim një bajame duke e shtypur lehtë në mënyrë që të zër vend mbi sipërfaqen e gurabijes.

Gurabijet e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 20 – 25 minuta.

Pasi i nxjerrim nga furra I fusim menjëherë tek sherbeti që përgatitëm në fillim I cili është në temperature ambienti, i lëm 1 minuta dhe i nxjerrim me kujdes me ndihmën e një kullese të vogël.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*