Embelsira, Gurabije

Gurabije me Fistik, Arra dhe Rrush të Thatë

0 comments

Ingredientët:

  • 200 gram gjalpë
  • 2 të kuq veze
  • 1 filxhan sheqer pluhur
  • ¼ filxhan arra
  • ¼ filxhan fistik
  • ¼ filxhan rrush i thatë
  • 3 lugë gjelle plot niseshte
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 2 – 2 ½ filxhan miell
  • 1 lugë çaji lëkurë portokalli e grirë

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë mirë gjalpin (të cilën e kemi në temperaturë ambienti) me sheqerin, vezët dhe lëkurën e grirë të portokallit.

Kësaj mase i shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me niseshtenë e pluhurin pjekës dhe e punojmë derisa të përftojmë një brumë të trashë i cili nuk ngjit më në anët e enës.

Tek brumi shtojmë arrat dhe fistikët e thërrmuara mesatarisht, rrushin e thatë, e punojmë dhe një herë brumin në mënyrë që të miksohen ingredientët e fundit.

Me brumin e përftuar formojmë disa topa të vegjël duke i dhënë madhësinë e dëshiruar.

Masat e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine.

I pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 25 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa i prekur. Pas kësaj i heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht. Në fund I dekorojmë sipas dëshirës me sheqer pluhur.

Do të shoqëroheshin shumë mirë me një gotë qumësht ose çaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*