Ingredientët:
- 125 gram gjalpë
- 1 filxhan stika të grira
- 1 ½ filxhan sheqer i bardhë
- 1 kokërr vezë
- 1 lugë gjelle uthull
- 4 lugë gjelle niseshte
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 majë luge çaji kripë
- 2 filxhan miell
Përshkrimi:
Në një enë të thellë përziejmë gjalpin të zbutur në temperaturë ambienti dhe mbi të shtojmë sheqerin, i rrahim bashkë me ndihmën e një rrahëse dore për 2 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
Më pas shtojmë vezën, uthullën dhe stikat e grira dhe vazhdojmë e rrahim mirë derisa të përftohet një masë e njëjtë.
Tek masa e përftuar shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me niseshtenë, pluhurin pjekës, një majë luge kripë dhe e punojmë me duar ose më ndihmën e një makine për punimin e brumit derisa të përftojmë një masë të qëndrueshme gurabijesh e cila nuk ngjit më në anët e enës.
Me brumin e përftuar formojmë disa topa të vegjël duke i dhënë madhësinë e dëshiruar.
Masat e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine.
I pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 20 minuta dhe pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa i prekur.
Sipas dëshirës mund ti zbukurojmë me çokollatë të shkrirë në sipërfaqe për një shije me intense dhe me të veçantë.




