Embelsira, Gurabije

Gurabije me Vezë Çokollate në Mes

0 comments

Ingredientët:

  • 500 gram gjalpë i tretur
  • 1 filxhan sheqer pluhur
  • ¼ filxhan disarono
  • 200 gram niseshte
  • 500 gram miell
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 70 – 80 çokollata të vogla si vezë 
  • Sheqer pluhur për dekor

Përshkrimi:

Me ndihmën e një rrahëse elektrike rrahim margarinën (të cilën e kemi në temperaturë ambienti) së bashku me sheqerin pluhur dhe disaronon.

I përziejmë mirë derisa të formohet një masë kremoze tek e cila shtojmë pak nga pak miellin për ëmbëlsira të përzier më parë me niseshtenë, kripën, pluhurin pjekës dhe e punojmë derisa të përftojmë një brumë të trashë gurabijesh.

Me brumin e përftuar formojmë disa topa me madhësi mesatare, të cilat i hapim me kujdes në pëllëmbë të dorës dhe në mes të tyre vendosim vezët e vogla të çokollatës, i mbështjellim me kujdes dhe i rrotullojmë dhe një herë në mes të pëllëmbëve për ti dhënë formë rrumbullake.

Masat e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre, të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 190°C për 20 minuta.

Pasi i nxjerrim nga furra I lëm të ftohen pak dhe pastaj I vendosim mbi një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.

I spërkasim sipas dëshirës me sheqer pluhur

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*