Ingredientët:
- 400 gram gjalpë
- 1 filxhan sheqer pluhur
- 1 filxhan kafe disarono (opsional)
- 1 filxhan bajame të pjekura
- 650 gram miell
- 50 gram niseshte
- ½ lugë caj pluhur pjekës
- Sheqer pluhur për dekor
Përshkrimi:
Në një mikser elektrik rrahim gjalpin (të cilën e kemi në temperaturë ambienti) me sheqerin pluhur dhe disaronon derisa të përftojmë një masë kremoze tek e cila shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, niseshtenë dhe një majë luge kripë derisa të arrijmë një brumë të trashë gurabijesh i cili nuk ngjit më në anët e enës.
Në fund shtojmë bajamet e pjekura dhe brumin e formuar e vendosim midis 2 letra kuzhine dhe e hapim me ndihmën e një petëze (pec/okllai) me një trashësi 5 mm
Tek peta me ndihmën e një forme hëne bëjmë disa forma të cilat i heqim me kujdes dhe i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 15 – 20 minuta.
Pasi i nxjerrim nga furra, i lëm të ftohen pak dhe i spërkasim me sheqer pluhur ose i fusim në sheqer pluhur një nga një ndërkohë që janë të ngrohta dhe i rrotullojmë nga të gjitha anët në mënyrë që të marri sheqer gjithandej (pasi kemi mbaruar e përsërisim dhe një here këtë procedurë që të marrin sa më shumë sheqer)




