Gurabije të Buta me Kakao
Recipe by Rozafa
Course: DessertDifficulty: Easy
Servings
8
servingsPrep time
20
minutesCooking time
25
minutesIngredientët
250 gram miell
25 gram kakao
130 gram sheqer
1 kokërr vezë
50 ml vaj luledielli
100 gram kos grek
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 majë luge çaji kripë
1 lugë çaji vanilje
50 gram copëza çokollatë
Përshkrimi
- Në një enë të thellë përziejmë vajin me sheqerin, vezën, vaniljen dhe kosin derisa të formohet një masë e njëjtë.
- Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me kakaon, pluhurin pjekës dhe kripën e vazhdojmë e punojmë derisa të formohet një brumë gurabijesh të qëndrueshëm.
- Me masën e përftuar formojmë disa rrathë të vegjël duke i rrotulluar në mes të pëllëmbëve për ti dhënë formë rrumbullake dhe më pas i vendosim në një tepsi furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 20 – 25 minuta.
- Kur i nxjerrim nga furra i lëmë të ftohen pak pa i prekur. Më pas i heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.
- Janë ideale të shoqëruara me një gotë qumësht ose çaj.




