Embelsira, Gurabije

Gurabije të Thjeshta me Emoji

0 comments

Ingredientët:

  • 250 gram gjalpë
  • 1 i kuq veze
  • 120 gram sheqer pluhur
  • 300 – 350 gram miell
  • 100 gram niseshte
  • 1 majë lugë çaji kripë
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë mire me dorë ose me ndihmën e një rrahëse elektrike gjalpin (të cilin e kemi në temperaturë ambienti), sheqerin pluhur, të kuqin e vezës, dhe qumështin.

Më pas vazhdojmë duke shtuar pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës dhe kripën e niseshtenë dhe vazhdojmë e punojmë derisa të formohet një brumë gurabijesh mesatarisht i qëndrueshëm i cili nuk ngjit më në anët e enës.

Brumin e përftuar e hapim me kujdes me një petës (pec/okllai) duke ruajtur një trashësi rreth 1 cm tek e cila presim forma rrumbullake.

Format e përftuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 20minuta.

Pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa i prekur e më pas i heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.

Në fund i dekorojmë me çokollatë të shkrirë duke bërë emoji sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*