Gurabijet e Halloween
Recipe by Rozafa
Course: DessertDifficulty: Easy
Servings
10
servingsPrep time
30
minutesCooking time
20
minutesIngredientët
250 gram gjalpë
120 gram sheqer pluhur
300 gram miell
100 gram niseshte
1 majë lugë çaji kripë
2 lugë gjelle qumësht
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 lugë gjelle uthull molle
Përshkrimi
- Në një enë të thellë përziejmë mire me dorë ose me ndihmën e një rrahëse elektrike gjalpin (të cilin e kemi në temperaturë ambienti), sheqerin pluhur, uthullën dhe qumështin.
- Më pas vazhdojmë duke shtuar pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, kripën e niseshtenë dhe vazhdojmë e punojmë derisa të formohet një brumë gurabijesh mesatarisht i qëndrueshëm i cili nuk ngjit më në anët e enës.
- Brumin e përftuar e hapim me kujdes me një petës (pec/okllai) duke ruajtur një trashësi rreth 0.5 cm tek e cila presim forma rrumbullake.
- Format e përftuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 20minuta.
- Pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa i prekur e më pas i heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.
- Në fund i dekorojmë me çokollatë të shkrirë sipas dëshirës.




