Embelsira, Kek

Halloween Cupcake

0 comments

Halloween Cupcake

Recipe by Rozafa Course: DessertDifficulty: Easy
Servings

12

servings
Prep time

15

minutes
Cooking time

20

minutes

Ingredientët

  • 1 filxhan 1 miell

  • ½ filxhan ½ kakao

  • 1 lugë çaji 1 pluhur pjekës

  • ¼ lugë çaji ¼ sodë buke

  • 1 majë luge 1 çaji kripë

  • 1 filxhan 1 sheqer

  • 1 kokërr 1 vezë

  • ½ filxhan ½ qumësht

  • ¼ filxhan ¼ vaj luledielli

  • 1 lugë çaji 1 vanilje

  • ¼ filxhan ¼ uji i valuar

  • Për Kremin:

  • 500 gram 500 djathë philadelphia

  • 2 lugë gjelle 2 sheqer pluhur

  • ½ lugë çaji ½ vanilje

  • Dekorascione për halloween

Përshkrimi

  • Në një enë të thelle përziejmë mirë sheqerin me vezën dhe më pas shtojmë vajin e lulediellit dhe qumështin.
  • Tek masa e përftuar shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me kakon, pluhurin pjekës, sodën e bukës e kripën dhe e përziejmë me kujdes derisa të përftohet një masë brumi mesatarisht e hollë tek e cila në fund shtojmë ujin e valuar, e përziejmë dhe një herë dhe masën e përftuar e derdhim me kujdes në një tepsi për cup cake tek e cila kemi shpërndare letrat e cupcakes.
  • Në mesin e secilës prej tyre vendosim një vezë çokollate me qumësht duke e shtyrë me kujdes deri në mes në mënyrë që gjatë pjekjes të mbulohet me brumin e cupcakeve.
  • I pjekim në furrë të para ngrohur në temperaturën 180°C për 20 minuta e me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit të kohës së pjekjes bëjmë provën. Nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar, në të kundërt e lëmë edhe pak.
  • Për sa I përket kremit me ndihmën e një rrahëse elektrike rrahim djathin philadelphia me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të miksohen mirë dhe të përftojmë një krem të dendur dhe të shijshëm. (masa e sheqerit varet nga ëmbëlsia e dëshiruar)
  • Kremin e përftuar e hedhim në një qese kuzhine dhe e dekorojmë sipërfaqen e cup cake si fantazma të vogla duke i zbukuruar me aksesorë të vegjël.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*