Embelsira

Hallva e Mbushur

0 comments

Ingredientët:

  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 500 gram semolina për hallve
  • Për Mbushjen:
  • ½ filxhan rrush i thatë 
  • ½ filxhan arra të grira + stika + pisha
  • 1 lugë çaji lëkurë portokalli e grirë
  • Për Sherbetin:
  • 3 filxhan sheqer
  • 5 filxhan ujë
  • 2 shkopinj kanellë
  • 1 shirit lëkurë limoni
  • 2 shkopa karafil

Përshkrimi:

Para së gjithash përgatisim shërbetin, të cilin pasi e kemi bërë gati e lëm në temperaturë të ulët për ta përdorur kur të na nevojitet.

Paralelisht me sherbetin përgatisim hallvën ku në një enë të thelle ngrohim vajin e ullirit dhe sapo të bëj pak bulëza në fund të enës shtojmë semolinën dhe e përziejmë pa pushim për 10 minuta derisa të marre një ngjyrë mjalti ose kafe të lehtë.

Pasi merr ngjyrë hedhim sherbetin që e kemi lënë në zjarr të ulët (duhet të bëjmë shumë kujdes kur shtojmë sherbetin pasi bën shumë bulëza dhe krijon shumë avull e mund të digjemi), e përziejmë vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet mjaftueshëm.

Në momentin që fillon krijon disa bulëza të mëdha shtojmë arrat dhe stikat e grira mesatarisht, rrushin e thatë dhe lëkurën e grirë të portokallit.

Vazhdojmë e përziejmë derisa mos të ngjisë më në anët e enës dhe të krijohet një masë e qëndrueshme.

Masën e përftuar e hedhim me ndihmën e një luge në një formë keku dhe e ngjeshim shumë në mënyrë që të ruaj formën (kjo pjesë është opsionale sepse mund ti japim çfarëdo lloj forme sipas dëshirës)

Pas kësaj e lëm mënjanë të ftohet plotësisht para se ta konsumojmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*