Embelsira

Hallva me Stika dhe Portokall

0 comments

Ingredientët:

  • 150 gram gjalpë
  • 500 gram semolina për hallve                                                     
  • Për Sherbetin:
  • 1 filxhan uji      
  • 1 filxhan lëng portokalli                                                    
  • 2 filxhan sheqer
  • Lëkura e një portokalli
  • Stika të pjekura

Përshkrimi:

Para së gjithash përgatisim sherbetin, ku në një enë ziejmë ujin me lëngun dhe lëkurën e portokallit dhe sheqerin derisa të krijohen një lëng i njëjtë të cilin pasi e kemi bërë gati e lëm në temperaturë të ulët për ta përdorur kur të na nevojitet.

Paralelisht me sherbetin përgatisim hallvën ku në një enë të thelle shkrijmë gjalpin dhe me te skuqim semolinën  dhe e përziejmë pa pushim për 10 minuta derisa të marre një ngjyrë mjalti ose kafe të lehtë.

Pasi merr ngjyrë hedhim sherbetin që e kemi lënë në zjarr të ulët (duhet të bëjmë shumë kujdes kur shtojmë sherbetin pasi bën shumë bulëza dhe krijon shumë avull e mund të digjemi), e përziejmë vazhdimisht derisa të marrë valë dhe të trashet mjaftueshëm.

Në momentin që fillon krijon disa bulëza të mëdha shtojmë stikat e pjekura dhe lëkurën e grirë të portokallit.

Vazhdojmë e përziejmë derisa mos të ngjisë më në anët e enës dhe të krijohet një masë e qëndrueshme.

Masën e përftuar e hedhim me ndihmën e një luge në një forma të vogla dhe e ngjeshim shumë në mënyrë që të ruaj formën (kjo pjesë është opsionale sepse mund ti japim çfarëdo lloj forme sipas dëshirës)

Pas kësaj e lëm mënjanë të ftohet plotësisht para se ta konsumojmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*