Ingredientët:
- 2 kavanoz qiqra të ziera
- Lëngu i 2 limonëve = ¼ filxhan
- ¼ filxhan tahini
- 2 thelbi hudhra
- ¼ lugë çaji kumin
- ½ lugë çaji spec djegës
- 1 lugë çaji kripë
Përshkrimi:
Në një grirës elektrik grijmë mire qiqrat të cilat i kemi kulluar më parë, shtojmë salcën e tahinit, lëngun e limonëve, hudhrat, erëzat (kumin, spec djegës, kripë) dhe vaj ulliri.
I grijmë derisa të përftojmë një masë kremoze dhe të dendur të cilën e zbukurojmë në sipërfaqe me pak vaj djegës, piper dhe susam të pjekur.
Një salcë shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe nga më të shijshmet dhe më të veçantat.




