Gjellë

Imambajalldi me Feta

0 comments

Ingredientët:

  • 5 – 6 patëllxhan mesatare                                          
  • 4 domate mesatare
  • 1 lugë çaji hudhra të grira     
  • 1 lugë gjelle miell       
  • ½ filxhan kafe uthull
  • ½ filxhan kafe uji
  • Vaj luledielli + kripë
  • ¼ lugë çaji rigon
  • ¼ lugë çaji nenexhik
  • ¼ lugë çaji selino
  • ¼ lugë çaji rozmarinë
  • ¼ lugë çaji spec djegës
  • ¼ lugë çaji spec i kuq i ëmbël
  • ½ lugë çaji kripe
  • 1 majë lugë çaji sheqer

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë domatet duke I qëruar lëkurën dhe pas kësaj I grijmë në blender në mënyrë që të përftojmë një salcë.

Tek domatet e grira shtojmë të gjithë erëzat e mësipërme, rigon, nenexhik, selino, rozmarinë, spec djegës, spec i kuq i ëmbël, kripë, sheqer dhe vaj ulliri.

E vendosim të ziej dhe pasi merr valë e ulim temperaturën dhe e lëm te ziej me temperaturë të ulët derisa të dale yndyra në sipërfaqe.

Mënjanë pastrojmë dhe presim në feta mesatarisht të holla patëllxhanët të cilat pasi i skuqim i lëm të pushojnë pak mbi një pecetë kuzhine në mënyrë që të përthithet yndyra e tepërt.

Pas kësaj fillojmë i shtrojmë në enën ku do ti gatuajmë duke i spërkatur pak me kripë.

Në momentin që salca është gati shtojmë ujin të cilin e kemi përzier më parë me uthullën dhe hudhrat e grira, e përziejmë dhe e lëm të ziej 2 – 3 minuta.

Salcën e derdhim mbi patëllxhanët e skuqur të cilat I kemi shtruar mbi njëra tjetrën dhe e vendosim në zjarr me temperaturë mesatarisht të ulët derisa të dale yndyra në sipërfaqe.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*