Gjellë

Japrak me Gjethe Rrushi dhe Erëza

0 comments

Ingredientët:

  • 150 gjethe rrushi
  • 500 gram spinaq i freskët
  • 3 tufa labot të freskët
  • 2 tufa nenexhik i freskët
  • 2 tufa majdanoz
  • 2 tufa kopër e freskët
  • 2 tufa qepë të njoma
  • 2 tufa hudhra të njoma
  • ½ filxhan oriz
  • 1 filxhan ujë
  • ½ filxhan vaji ulliri

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë mirë të gjithë barishtet duke filluar nga gjethet e rrushit, spinaqin, labotin, nenexhikun, koperinë, qepën e njomë, hudhrën e njomë, dhe I lëm të kullojnë për 30 minuta para se të fillojmë punën.

Pas kësaj fillojmë grijmë mesatarisht hollë spinaqin, labotin dhe nenexhikun, ndërsa qepën e njomë, hudhrën e njomë dhe koperinë e grijmë shumë holle.

Të gjithë gjethet e mësipërme I përziejmë mirë në një enë të madhe (unë zakonisht përdor një tepsi të thellë) dhe në fund shtojmë orizin, e përziejmë dhe një herë me duar dhe e lëmë mënjanë.

Gjethet e rrushit i vendosim në një enë të thellë dhe mbi to shtojmë ujë të valuar që të zbuten pak në mënyrë që të mblidhen më me lehtësi. (e kuptojmë që janë gati kur marrin një ngjyrë tjetër dhe zbuten, por nuk duhen të lihen shumë sepse prishen, dmth i lëm rreth 3 – 4 minuta)

Pas kësaj marrim një gjethe rrushi në mes të se cilës vendosim pak nga barishtet që miksuam më parë, e mbështjellim me kujdes dhe në fund e shtrydhim pak me dorë në mënyrë që të dalë uji i tepërt.

I vendosim një nga një me kujdes në enën ku do ti gatuajmë pa lënë hapësirë midis tyre në mënyrë që mos të hapen gjatë gatimit.

Ne fund pasi e kemi mbushur enën marrim 1 filxhan uji tek I cili tresim kripën dhe e hedhim mbi japrakët gjithandej në mënyrë që kripa të përhapet më së miri, shtojmë vaj ulliri dhe mbi sipërfaqe vendosim një pjatë të madhe dhe të rënde e cila nuk do ta lejoj japrakun të ngrihet në sipërfaqe dhe të shpërbëhet.

E lëm gjatë gjithë kohës në temperaturë te ulët (3) dhe kur e shikojmë që ka marrë valë e heqim pjatën.

Zakonisht mua më merr 1 orë e 30 minuta – 2 orë të gatuhet plotësisht dhe e kuptoj kur I del yndyra në sipërfaqe dhe nuk I mbetet me uji. (sigurisht që para se ta heq e marr dhe e provoj nëse orizi është gatuar)

Për një shije ideale rekomandohet të shoqërohet me kos dhe kastravec te grire.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*