Embelsira

Kadaif i Mbushur me Stika

0 comments

Ingredientët:

  • 1 kg kadaif
  • 500 gram gjalpë i shkrire
  • 400 gram stika të grira imët
  • Për Shërbetin:
  • 3 filxhan uji
  • 4 filxhan sheqer
  • Lëngu i një gjysmë limoni
  • ½ filxhan mjaltë

Përshkrimi:

Para së gjithash përgatisim shërbetin, të cilin pasi e kemi bër gati e lëm mënjanë të arrij temperaturën e ambientit për ta përdorur.

Mënjanë shkrijmë gjalpin dhe kur gjalpi të ftohet pak e përziejmë mirë me kadaifin dhe marrim me gishtërinj një pjesë të vogël kadaif e shtrojmë me kujdes mbi tavolinën e punës në formë drejtkëndëshe të çrregullt dhe në cepin e saj hedhim një lugë çaji stika të grira

Pas kësaj fillojmë e rrotullojmë me kujdes duke e ngjeshur kadaifin pas çdo rrotullimi dhe e vendosim në enën ku do ta pjekim të cilën  e kemi lyer më parë me gjalpë.

Kadaifin e pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 40 – 50 minuta pas të cilave sapo e nxjerrim nga furra hedhim në të shërbetin që e kemi në temperaturë ambienti.

E lëm të pushoj për 24 orë në mënyrë që sherbeti të përthithet më së miri para se ta konsumojmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*