Embelsira

Kadaif me Arra dhe Portokall

0 comments

Ingredientët:

  • 500 gram kadaif
  • 300 gram arra të grira mesatarisht
  • 300 gram gjalpë
  • 2 lugë çaji lëkurë portokalli e grirë
  • Për Sherbetin:
  • 500 gram sheqer
  • 500 ml uji
  • 2 shirita lëkurë portokalli
  • 1 lugë gjelle lëkurë portokalli e grirë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • Pak mjaltë për spërkatje

Përshkrimi:

Para së gjithash përgatisim sherbetin, dhe pas tij skuqim me gjalpë arrat e grira mesatarisht, të cilin pasi e kemi bërë gati i lëm mënjanë të arrijnë temperaturën e ambientit për ta përdorur.

Mënjanë shkrijmë gjalpin dhe kur gjalpi të ftohet pak e përziejmë mirë me kadaifin dhe marrim me gishtërinj një pjesë të vogël kadaif të cilin e ngjeshim në fundin e një filxhani të vogël duke I ngritur anët dhe duke krijuar një ngopë në mes.

Në hapësirën e lën shtojmë 1 lugë çaji arra të grira dhe me pak kadaif e mbyllim duke e ngjeshur shumë fort.

Pas kësaj e kthejmë me shumë kujdes në tepsinë ku do ta pjekim të cilën  e kemi lyer më parë me gjalpë.

Ndjekim të njëjtën procedurë për të gjitha derisa të mbushet tepsia.

Kadaifin e pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 35 – 45 minuta derisa të marrë një ngjyrë mjalti pas të cilave sapo e nxjerrim nga furra hedhim në të sherbetin që e kemi në temperaturë ambienti.

E lëm të pushoj për 24 orë në mënyrë që sherbeti të përthithet më së miri para se ta konsumojmë.

P.S: para se ti hedhim sherbetin kadaifit e spërkasim paraprakisht me pak mjaltë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*