Embelsira

Kadaif me Stika

0 comments

Ingredientët:

  • 500 gr kadaif
  • 250 gram gjalpë i shkrire
  • 250 gram stika të grira
  • Për Shërbetin:
  • 2 filxhan uji
  • 2 filxhan sheqer
  • Lëngu i një gjysmë limoni
  • ½ filxhan mjaltë

Përshkrimi:

Para së gjithash përgatisim shërbetin, të cilin pasi e kemi bër gati e lëm mënjanë të arrij temperaturën e ambientit për ta përdorur.

Mënjanë shkrijmë gjalpin dhe kur gjalpi të ftohet pak e përziejmë mirë me kadaifin dhe e ndajmë në dy pjesë.

Një pjesë të kadaifit e shtrojmë në tepsinë ku do ta pjekim të cilën e kemi lyer më parë me gjalpë, e shtrojmë mirë dhe e ngjeshim fort me duar ose me fundin e një ene.

Mbi të shtojmë stikat të cilat i kemi grirë më parë duke krijuar një shtresë të holle dhe mbi to vendosim pjesën tjetër të kadaifit, e rregullojmë mirë të gjithë sipërfaqen dhe e ngjeshim përsëri me dorë.

Kadaifin e pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 40 minuta pas të cilave sapo e nxjerrim nga furra hedhim në të shërbetin që e kemi në temperaturë ambienti.

E lëm të pushoj për 24 orë në mënyrë që sherbeti të përthithet më së miri para se ta konsumojmë.

Për një shije ideale rekomandoj të shoqërohet me akullore me vanilje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*