Pjata Kryesore

Kallamarë të Mbushur me Oriz

0 comments

Ingredientët:

  • 8 – 10 kallamarë mesatarë (varet nga madhësia)
  • 500 gram oriz tre ngjyrësh (scoti)
  • 3 kokrra qepë mesatare
  • ½ lugë çaji hudhra të grira
  • 250 gram misra të zier
  • ½ filxhan arra të grira trashë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji timo
  • ½ lugë çaji kumin
  • ½ lugë çaj spec i kuq i ëmbël
  • ½ lugë çaj spec djegës (opsional)
  • 1 filxhan kafe verë e bardhë
  • Vaj luledielli + 1 lugë gjelle gjalpë
  • Lëkura e grirë e një limoni
  • Lëngu i gjysëm limoni

Përshkrimi:

Si fillim gatuajmë orizin, të cilin pasi e kemi pastruar (larë dhe kulluar) mund ta gatuajmë në tenxhere me presion (1 filxhan oriz me 1 filxhan uji) ose në tenxhere të hapur (1 filxhan oriz me 2 filxhan uji), 1 lugë çaj kripë dhe 3 – 4 lugë gjelle vaj ulliri.

Ndërkohë që presim orizin pastrojmë kallamarët dhe përgatisim përzierjen.

Kallamarët pasi i kemi qëruar, i lëmë mënjanë të kullojnë dhe në një tigan të thellë skuqim me pak vaj ulliri, gjalpë dhe kripë qepën e prerë në feta rrethore bashkë me hudhrat e grira, misrat, arrat e grira trashë, bishtat e prerë të kallamarëve dhe erëzat (timo, kumin, spec i kuq i ëmbël, spec djegës)

Kur e gjithë përzierja e mësipërme të jetë skuqur dhe mos të ketë më lëng atëherë e heqim nga zjarri dhe shtojmë lëkurën dhe lëngun e limonit, vazhdojmë duke shtuar orizin që kemi gatuar me parë, i përziejmë mirë të gjitha dhe e lëmë të ftohet pak në mënyrë që të jetë më e lehtë mbushja e kallamarëve.

Me një lugë të vogël fillojmë mbushim një nga një kallamarët duke e ngjeshur lehtë me lugë në mënyrë që të mbushen mire dhe në fund i mbyllim me një shkop të vogël kuzhine.

Përgatitjen me orizin e mbetur e shtrojmë në fund të tepsisë dhe mbi të vendosim sipas dëshirës kallamarët, i mbulojmë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 minuta, më pas e heqim letrën dhe e lëmë 10 minuta të tjera.

Pas kësaj është gati për tu servirur e shoqëruar me një sallatë të lehtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*