Brumra, Bukë

Kek i Kripur me Djathë

0 comments

Ingredientët:

  • 3 kokrra vezë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 filxhan vaj luledielli
  • 1 filxhan kos
  • 2 filxhan miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 200 gram djathë i bardhë
  • 200 gram djathë parmigiano
  • 3 tufa majdanoz
  • 20 – 30 gram susam mix

Përshkrimi:

Marrim një enë mesatare dhe përziejmë mirë vezët, kosin, vajin dhe kripën (është shumë e rëndësishme që vezët dhe kosi të jenë me temperaturë ambienti)

Më pas shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, i trazojmë të gjitha bashkë dhe në fund shtojmë djathin parmigiano të cilin e kemi grirë më parë, djathin e bardhë e prerë në kubik dhe majdanozin e grirë.

Masën e përftuar e shtrojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer më parë me vaj luledielli e spërkatur me susamin mix dhe  e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta.

Para se ta nxjerrim nga furra e provojmë nëse është gati me ndihmën e një shkopi kuzhine (nëse shkopi del i pastër atëherë është bërë, në të kundërt e lëmë 5 minuta më shumë)

Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet pak para se ta presim dhe e konsumojmë të ngrohtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*