Kek me Banane dhe Kakao
Recipe by Rozafa
Course: DessertDifficulty: Easy
Servings
12
servingsPrep time
20
minutesCooking time
50
minutesIngredientët
2 filxhan miell
40 gram kakao
1 lugë çaji pluhur pjekës
½ lugë çaji sodë buke
1 filxhan sheqer
3 banane të pjekura
4 kokrra vezë
¾ filxhan vaj luledielli
1 lugë çaji vanilje
½ filxhan copëza çokollate
250 gram djathë Philadelphia
3 lugë gjelle sheqer pluhur
1 lugë çaji vanilje
1 lugë çaji vaj arre kokosi
Përshkrimi
- Në një enë të thellë përziejmë vajin e lulediellit me sheqerin, i rrahim bashkë me ndihmën e një rrahëse dore për 2 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
- Më pas shtojmë vezët, vaniljen e lëngshme dhe bananet të cilat i kemi shtypur dhe rrahur më parë, i përziejmë mirë derisa të përftohet një masë kremoze tek e cila shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, 1 majë luge kripë, sodën e bukës dhe kakaon.
- I trazojmë të gjitha me kujdes derisa te përftohet një masë brumi mesatar tek i cili në fund shtojmë arrat e grira mesatarisht dhe copëzat e çokollatës.
- Brumin e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, e nëse përdoret e njëjta formë si unë sugjerohet të shtrohet një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së kekut nga forma.
- Piqet ne furrë të para ngrohur 200°C për 50 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
- Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur plotësisht fillojmë zbukurimin.
- Për zbukurimin, përdorim kremin me Philadelphia të cilin e kemi përzier më parë me sheqerin pluhur, vaniljen dhe vajin e arrës së kokosit. E mbyllim duke shpërndarë gjithandej vezë dhe copëza çokollate.