Embelsira, Kek

Kek me Biskota Dhe Kakao (Sallam Çokollate)

0 comments

Ingredientët:

  • 800 gram biskota integrale                                 
  • 1 filxhan sheqer
  • 60 gram kakao pluhur
  • 1 filxhan uji
  • 150 gram gjalpë
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 100 gram çokollatë
  • 1 filxhan arra
  • 100 gram çokollatë për zbukurim

Përshkrimi:

Në një enë të thellë thërrmojmë biskotat në copa mesatarisht të mëdha dhe mbi to shtojmë arrat e thërrmuara të cilat I kemi pjekur më parë.

Mënjanë në një enë mesatarisht të thellë përziejmë mirë sheqerin, kakaon dhe ujin, dhe kur fillon të marrë valë shtojmë gjalpin të cilin e kemi prerë në kubik të vegjël dhe vanilje dhe I përziejmë derisa gjalpi të shkrijë plotësisht.

Pas kësaj e heqim dhe shtojmë në të çokollatën e thyer në copa mesatare, e përziejmë vazhdimisht derisa të tretet plotësisht dhe e lëm mënjanë 10 minuta të ftohet pak.

Pas 10 minutash e hedhim tek biskotat dhe arrat qe kemi miksuar më parë dhe e përziejmë me kujdes.

Masën e përftuar e hedhim në një enë ku më parë kemi shtruar një qese kuzhine ose një enë të cilës I hapen anët, e ngjeshim mirë dhe me kujdes në mënyrë që të formohet një shtresë e njëjtë dhe e plotë të cilën e lëm të pushoji në frigorifer për 6 orë minimumin.

Pasi e nxjerrim nga frigoriferi mund ta dekorojmë sipas dëshirës me çokollatë të shkrirë dhe arra të grira të pjekura.

Pas dekorimit e lëm përsëri të pushoji në frigorifer për minimumi 2 orë pas së cilave është gati për tu konsumuar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*