Embelsira, Kek

Kek me Boronica dhe Limon

0 comments

Ingredientët:

  • 1 ¼ filxhan miell
  • ½ lugë çaji sodë buke
  • ½ lugë çaji pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji kripë
  • ½ filxhan gjalpë
  • ½ filxhan philadelphia
  • 2/3 filxhan sheqer
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 1 lugë gjelle lëkurë limoni
  • 1 filxhan boronica të freskëta
  • ¼ filxhan fistik të pjekur

Përshkrimi:

Në një tas qelqi të thellë përziejmë mirë gjalpin të zbutur ne temperaturë ambienti bashkë me djathin philadelphia dhe me  sheqerin, i rrahim bashkë të dyja me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.

Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze,

tek e cila më pas shtojmë vaniljen dhe lëkurën e limonit duke i përzier vazhdimisht.

Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi uniforme tek e cila në fund shtojmë boronicat të cilat i kemi përzier më parë me 2 lugë gjelle miell.

Masën e përftuar e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë, e sistemojmë me ndihmën e një spatule dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 55 – 60 minuta.

Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Këshilloj qe keku te jetë me temperaturë ambienti parasë te fillojmë zbukurimin sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*