Ingredientët:
- 200 gram gjalpë
- 180 gram sheqer
- 200 gram miell
- 3 kokrra vezë
- 1 filxhan kos
- 1 filxhan arre kokosi e grirë
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- ½ lugë çaji sodë buke
- 1 majë luge çaji kripë
- 150 gram boronica
- 150 gram mjedra
- 250 gram djathë philadelphia
- 2 lugë gjelle sheqer pluhur
- 100 gram boronica të freskëta
Përshkrimi:
Në një tas qelqi të thellë përziejmë mirë gjalpin të zbutur ne temperaturë ambienti bashkë me sheqerin dhe më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze.
Kësaj mase i shtojmë kosin, e përziejmë e në fund shtojmë arrën e kokosit dhe miellin të cilin e kemi miksuar më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën, i përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi uniforme.
Tek masa e përftuar shtojmë boronicat dhe mjedrat të cilat i kemi përzier më parë me një lugë gjelle miell, i trazojmë me kujdes dhe masën e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë.
E sistemojmë mirë sipërfaqen me ndihmën e një spatule dhe pas kësaj e pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 60 minuta.
Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
Këshilloj qe keku te jetë ftohur plotësisht para se të fillojmë zbukurimin, që mund të jetë thjeshtë pak sheqer pluhur, ose philadelphia e përzier me sheqer pluhur dhe e dekoruar me fruta sipas dëshirës.




