Embelsira, Kek

Kek me Çokollatë dhe Krem me Baileys

0 comments

Ingredientët:

  • 130 gram gjalpë
  • 1 ¾ filxhan sheqer arre kokosi
  • 3 kokrra vezë
  • ¾ filxhan kos
  • 60 gram çokollatë
  • ¾ filxhan kakao
  • 1 ½ filxhan miell për ëmbëlsira
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji sodë bukë
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 1 filxhan birre Guinness
  • Për kremin me Baileys:
  • 250 gram djathë philadelphia
  • ½ filxhan sheqer pluhur
  • 2 – 3 lugë gjelle Baileys
  • Çokollatë e grirë për zbukurim

Përshkrimi:

Në fillim shkrijmë në banjë mari ose në mikrovalë një pjesë të gjalpit me çokollatën dhe e lëm mënjanë të arrijë temperaturë ambienti ndërkohë që përgatisim pjesën tjetër.

Në një enë të thellë përziejmë pjesën tjetër të gjalpit të zbutur në temperaturë ambienti me sheqerin e arrës së kokosit, i rrahim bashkë me ndihmën e një rrahëse dore për 2  minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.

Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze, kësaj mase I shtojmë kosin, dhe pas tij çokollatën e shkrirë me gjalpin duke i përzier vazhdimisht.

Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi miksuar më parë me kakaon, niseshtenë, pluhurin pjekës, 1 majë luge kripë, sodën e bukës, e shtojmë duke e situr ne përzierjen e mësipërme duke e trazuar mirë derisa të përftohet një masë brumi mesatar tek i cili hedhim birrën guinness, e përziejmë me kujdes dhe e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë.

Nëse përdoret e njëjta formë si unë sugjerohet të shtrohet një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së kekut nga forma.

Piqet ne furrë të para ngrohur 180°C për 45 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur fillojmë zbukurimin.

Për zbukurimin rrahim djathin philadelphia me sheqerin pluhur, dhe baileys derisa të përftohet një masë e holle por disi e dendur me të cilën lyejmë sipërfaqen e kekut dhe e spërkasim gjithandej me copëza çokollatë te grirë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*