Embelsira, Kek

Kek me Çokollatë dhe Vanilje

0 comments

Kek me Çokollatë dhe Vanilje

Recipe by Rozafa Course: DessertDifficulty: Medium
Servings

10

servings
Prep time

20

minutes
Cooking time

1

hour 

10

minutes

Ingredientët

  • 225 gram 225 gjalpë

  • 3 ¾ filxhan 3 ¾ miell

  • 2 lugë çaji 2 pluhur pjekës

  • ½ lugë çaji ½ sodë bukë

  • 1 majë luge çaj 1 kripë

  • 1 ½ filxhan 1 ½ çaji sheqer

  • 4 kokrra 4 veze mesatare

  • 1 ¾ filxhan 1 ¾ kos

  • 60 – 80 gram 60 – 80 çokollatë e shkrirë

  • 1 lugë çaji 1 ekstrakt vanilje

Përshkrimi

  • Në një enë mesatarisht të thelle shtojmë gjalpin të cilin e kemi të zbutur në temperaturë ambienti dhe mbi të shtojmë sheqerin, i rrahim bashkë të dyja me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
  • Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze, kësaj mase I shtojmë kosin dhe ekstraktin e vaniljes duke i përzier vazhdimisht.
  • Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi mesatarisht i hollë treçerekun e të cilit e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë
  • Në pjesën e mbetur të brumit shtojmë çokollatën të cilën e kemi shkrirë me 1 lugë gjelle gjalpë (duhet të jetë në temperaturë ambienti jo e nxehtë), I përziejmë mire dhe e hedhim mbi pjesën tjetër të brumit.
  • E sistemojmë me ndihmën e një spatule dhe pas me ndihmën e një shkopi të holle druri e përshkojmë nëpër brumë në mënyrë të çrregullt për të formuar një ndërthurje të këndshme të pjesës me çokollatë dhe asaj me vanilje (megjithëse mua nuk me doli ndonjë ndërthurje shume e veçantë).
  • Piqet në furrë të para ngrohur 180°C për 1 orë e 10 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
  • Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine për ta dekoruar më pas sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*