Embelsira, Kek

Kek me Çokollatë dhe

0 comments

Kek me Çokollatë dhe Banane

Recipe by Rozafa Course: DessertDifficulty: Easy
Servings

12

servings
Prep time

20

minutes
Cooking time

1

hour 

Ingredientët

  • 2 filxhan 2 miell

  • 40 gram 40 kakao

  • 1 lugë çaji 1 pluhur pjekës

  • ½ lugë çaji ½ sodë buke

  • 1 filxhan 1 sheqer

  • 3 3 banane të pjekura

  • 4 kokrra 4 vezë

  • ¾ filxhan ¾ vaj luledielli

  • 1 lugë çaji 1 vanilje

  • ½ filxhan ½ arra të grira mesatarisht

  • ½ filxhan ½ copëza çokollate

Përshkrimi

  • Në një enë të thellë përziejmë vajin e lulediellit me sheqerin, i rrahim bashkë me ndihmën e një rrahëse dore për 2 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
  • Më pas shtojmë vezët, vaniljen e lëngshme dhe bananet të cilat i kemi shtypur dhe rrahur më parë, i përziejmë mirë derisa të përftohet një masë kremoze tek e cila shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, 1 majë luge kripë, sodën e bukës dhe kakaon.
  • I trazojmë të gjitha me kujdes derisa te përftohet një masë brumi mesatar tek i cili në fund shtojmë arrat e grira mesatarisht dhe copëzat e çokollatës.
  • Brumin e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, e nëse përdoret e njëjta formë si unë sugjerohet të shtrohet një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së kekut nga forma.
  • Piqet ne furrë të para ngrohur 200°C për 50 – 60 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
  • Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur plotësisht fillojmë zbukurimin.
  • Për zbukurimin, mund të përdorim çokollatë të bardhë si në rastin tim, sheqer pluhur apo çdo gjë tjetër sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*