Ingredientët:
- 250 gram margarinë
- 1 ½ filxhan sheqer
- 2 ½ filxhan miell
- 3 kokrra vezë
- ½ lugë çaji pluhur pjekës
- ½ lugë çaji kanellë
- 1 majë luge çaji kripë
- 1 filxhan kos
- lëkura e 1 portokalli të grirë
- 100 gram çokollatë e prerë në copëza mesatare
Përshkrimi:
Në një enë të thellë hedhim gjalpin të zbutur në temperaturë ambienti dhe mbi të shtojmë sheqerin. I rrahim bashkë të dyja me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze. Kësaj mase i shtojmë kosin dhe lëkurën e grirë të portokallit duke i përzier vazhdimisht.
Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekes, kanellën e kripën dhe e përziejmë me kujdes derisa të përftohet një masë brumi mesatarisht e hollë të cilën e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj ose gjalpë.
E sistemojmë me ndihmën e një spatule dhe pas kësaj ngjeshim me ndihmën e një shkopi kuzhine deri nga mesi i masës së formës copat e çokollatës duke i vendosur sipas dëshirës.
Në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C vendosim formën e kekut që përgatitëm për 45 minuta. Më pas, me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit të kohës së pjekjes bëjmë provën. Nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar, në të kundërt e lëmë edhe pak.
Këshilloj që keku të jetë me temperaturë ambienti para se të fillojmë zbukurimin, që mund të jetë sheqer pluhur, çokollatë e shkrirë ose çdo gjë tjetër që mund t’ju gjendet në shtëpi dhe do te donit ta shtonit.




