Ingredientët:
- 100 gram fistik të grirë
- 200 gram sheqer
- 150 gram gjalpë
- 130 gram kos
- 3 kokrra vezë
- 200 gram miell
- 1 lugë çaj pluhur pjekës
- ¼ lugë çaj sodë buke
- 1 lugë çaj vanilje
- Lëkura dhe lëngu i 4 limonëve
- Për Salcën me Limon:
- 1 filxhan sheqer pluhur
- 2 – 3 lugë gjelle limon
Përshkrimi:
Në një enë të thellë përziejmë gjalpin të zbutur në temperaturë ambienti dhe mbi të shtojmë sheqerin dhe fistikun e grirë, i rrahim bashkë me ndihmën e një rrahëse dore për 2 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze, kësaj mase I shtojmë kosin, lëngun dhe lëkuren e grirë të limonit duke i përzier vazhdimisht.
Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, 1 majë luge kripë dhe sodë buke, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi mesatar të cilin e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë.
Nëse përdoret e njëjta formë si unë sugjerohet të shtrohet një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së kekut nga forma.
Piqet ne furrë të para ngrohur 180°C për 50-55 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur fillojmë zbukurimin.
Për zbukurimin rrahim sheqerin pluhur me lëngun e limonit derisa të përftohet një masë e holle por disi e dendur të cilën e derdhim mbi gjithë sipërfaqen e kekut dhe për pjesën tjetër të dekorit I mbetet fantazisë tuaj.




