Ingredientët:
- 220 gram gjalpë
- 1 ½ filxhan sheqer
- 2 ½ filxhan miell
- 1 lugë çaj pluhur pjekës
- 1 majë luge çaji kripë
- 3 kokrra vezë
- 1 filxhan kos
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
- ¼ filxhan arra të pjekura të grira trashë
- ½ filxhan copëza çokollatë
- ½ filxhan fruta të thata
Përshkrimi:
Në një tas qelqi të thellë përziejmë mirë gjalpin të zbutur ne temperaturë ambienti me sheqerin, i rrahim bashkë të dyja me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze,
tek e cila shtojmë kosin dhe vaniljen duke i përzier vazhdimisht.
Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës e kripën, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi uniforme.
E mbyllim duke shtuar frutat e thata, copëzat e çokollatës dhe arrat e pjekura të cilat i kemi përzier më parë, i trazojmë dhe një herë me kujdes me ndihmën e një spatule dhe masën e përftuar e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë.
E sistemojmë me ndihmën e një spatule dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 40 – 45 minuta.
Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
Këshilloj qe keku te jetë me temperaturë ambienti parasë te fillojmë zbukurimin me çokollatë të shkrirë ose sipas dëshirës.




