Embelsira, Kek

Kek me Fruta të Thata dhe Portokall

0 comments

Kek me Fruta të Thata dhe Portokall

Recipe by Rozafa Course: DessertDifficulty: Easy
Servings

12

servings
Prep time

20

minutes
Cooking time

1

hour 

Ingredientët

  • 2 filxhan 2 miell

  • 1 lugë çaji 1 pluhur pjekës

  • ½ lugë çaji ½ sodë buke

  • 120 gram 120 gjalpë

  • ¾ filxhan ¾ sheqer

  • 3 kokrra 3 vezë

  • ¾ filxhan ¾ kos

  • 50 ml 50 ëng portokalli

  • 3 l 3 lëkurë portokalli

  • 100 gram 100 fruta të thata

  • 100 gram 100 boronica të kuqe

  • 100 gram 100 fistik

  • 100 gram 100 çokollatë të bardhë

Përshkrimi

  • Në një tas qelqi të thellë përziejmë mirë gjalpin të zbutur ne temperaturë ambienti me sheqerin, i rrahim bashkë të dyja me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
  • Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze, tek e cila shtojmë kosin, lëngun dhe lëkurën e portokallit duke e përzier vazhdimisht.
  • Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi uniforme.
  • Më pas frutat e thata, boronicat e kuqe dhe fistikët.
  • Masën përftuar e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë, e sistemojmë me ndihmën e një spatule dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 50 – 60 minuta.
  • Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
  • Këshilloj qe keku te jetë me temperaturë ambienti parasë te fillojmë zbukurimin më çokollatë të bardhë dhe lëkurë portokalli në rastin tim ose diçka tjetër sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*