Ingredientët:
- 200 gram gjalpë
- 1 filxhan sheqer i bardhë
- 1 filxhan kos
- 3 kokrra vezë
- 3 lugë gjelle lëkur portokalli
- 2 ½ filxhan miell për ëmbëlsira
- 1 ½ lugë çaji pluhur pjekës
- ½ lugë çaji sodë buke
- 1 majë luge çaji kripë
- 270 gram fruta të thata
Përshkrimi:
Në një enë të thellë përziejmë gjalpin të cilin e kemi me temperaturë ambienti me sheqerin, dhe më pas shtojmë një nga një vezët derisa të përftojmë një masë kremoze tek e cila në fund shtojmë kosin dhe lëkurën e grirë të portokallit.
Tek masa e përftuar shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, 1 majë luge kripë dhe sodë buke i trazojmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi mesatar.
Në fund shtojmë frutat e thata e përziejmë me kujdes dhe e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj dhe kemi shtruar një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së kekut nga forma.
E pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 45 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur plotësisht fillojmë dekorimin i cili mund të jetë thjesht pak sheqer pluhur ose çdo diçka tjetër sipas dëshirës.




