Embelsira, Kek

Kek me Hurma dhe Xhinxher

0 comments

Ingredientët:

  • 200 gram hurma të thata
  • 130 gram sheqer kane
  • 4 kokrra vezë
  • 75 gram margarinë
  • ½ filxhan qumësht
  • 250 gram miell
  • 1 lugë çaji xhinxher pluhur
  • ¼ lugë çaji sodë buke
  • 1 ½ lugë çaji pluhur pjekës
  • 2 – 4 copa xhinxher të karamelizuar
  • 10 – 15 arra të plota
  • Për Kremin:
  • 250 gram philadelphia
  • 2 lugë gjelle sheqer pluhur
  • 100 gram karamel

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë gjalpin të zbutur në temperaturë ambienti dhe mbi të shtojmë sheqerin, i rrahim bashkë me ndihmën e një rrahëse dore për 2  minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.

Më pas shtojmë vezët dhe qumështin dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze tek e cila shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, 1 majë luge kripë, sodë buke, dhe xhinxher pluhur, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi mesatar.

Në fund shtojmë hurmat e prera në 2 – 4 pjesë të cilat i kemi spërkatur mirë me miell dhe disa copa xhinxher të karamelizuar të grira imët.

Brumin e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë dhe mbi sipërfaqen e brumit vendosim disa hurma të plota dhe arrat sipas dëshirës.

Nëse përdoret e njëjta formë si unë sugjerohet të shtrohet një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së kekut nga forma.

Piqet ne furrë të para ngrohur 180°C për 60 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur plotësisht fillojmë zbukurimin.

Për zbukurimin rrahim philadelpian me 2 lugë gjelle sheqer pluhur dhe një majë luge xhinxher pluhur derisa të përftohet një masë kremoze e dëndur me të cilën lyejmë gjithë sipërfaqen e kekut dhe me pas hedhim karamelin sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*