Embelsira, Kek

Kek me Kakao dhe Birrë Guinness

0 comments

Ingredientët:

  • 130 gram gjalpë
  • 40 gram kakao
  • 200 gram sheqer kane
  • 100 ml birre guinness
  • 100 ml qumësht
  • 2 kokrra vezë të mëdha
  • 180 gram miell
  • ¼ lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 50 gram copëza çokollatë

Përshkrimi:

Në një enë mesatare përziejmë mirë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti me sheqerin e kanës derisa të përftojmë një masë të njëjtë homogjene tek e cila shtojmë më pas vezët, qumështin dhe në fund birrën guinness.

Tek masa e përftuar shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me kakaon, pluhurin pjekës, dhe sodën e bukës derisa të përftojmë një masë të njëjtë.

Në fund shtojmë copëzat e çokollatës dhe e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, e nëse përdoret e njëjta formë si unë sugjerohet të shtrohet një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së kekut nga forma.

Piqet ne furrë të para ngrohur 180°C për 40 – 45 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur plotësisht fillojmë zbukurimin.

Për zbukurimin mund të përdorim 100 gram çokollatë të bardhë dhe 100 gram çokollatë me kakao të cilat i shkrijmë secilën me 1 lugë çaji vaj arre kokosi dhe lyejmë sipërfaqen e kekut sipas dëshirës (por kjo është opsionale dhe mbetet në dëshirën dhe fantazinë e secilit)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*