Embelsira, Kek

Kek me Kakao dhe Mbushje me Philadelphia

0 comments

Ingredientët:

  • ½ filxhan vaj luledielli
  • 50 gram gjalpë
  • ¾ + ½ filxhan kos
  • 2 kokrra vezë
  • 1 ¾ filxhan miell
  • ¾ filxhan kakao
  • 1 ¾ filxhan sheqer kane
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 2 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 2 lugë çaji nescafe
  • ½ filxhan uji i nxehtë
  • 250 gram djathë philadelphia
  • ¼ filxhan sheqer pluhur
  • 1 lugë çaji vanilje

Përshkrimi:

Marrim një enë të thellë përziejmë vezët me sheqerin e gjalpin të cilin e kemi me temperaturë ambienti dhe vazhdojmë duke shtuar kosin, dhe vajin e lulediellit.  

Në masën e përftuar shtojmë pak nga pak mjelin të cilin e kemi përzier më parë me kakon, pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën, i trazojmë me kujdes derisa të përftohet një masë brumi uniform.

Në fund shtojmë ujin e nxehtë tek i cili kemi tretur neskafenë, e përziejmë me kujdes  dhe gjysmën e masës së përftuar e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë.

Në një tas të vogël përziejmë djathin philadelphia me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të përftojmë një masë kremoze të cilën e derdhim me kujdes mbi gjysmën e masës së brumit që kemi hedhur tek forma.

Pas kësaj e mbulojmë me gjysmën e masës tjetër e sistemojmë me kujdes me ndihmën e një spatul kuzhine dhe e fusim në furrë të para ngrohur 180°C për 50 – 60 minuta.

5 minuta para përfundimit te kohës së pjekjes bëjmë provën me ndihmën e një shkopi të vogël kuzhine te cilin e vendosim në mesin e kekut, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Këshilloj që keku të jetë ftohur plotësisht para se te fillojmë zbukurimin, i cili mund te jetë me sheqer pluhur, çokollatë ose thjeshtë ashtu siç është.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*