Embelsira, Kek

Kek me Kakao dhe Portokall të Kuq

0 comments

Ingredientët:

  • 1 ½ filxhan miell për ëmbëlsira
  • ½ filxhan kakao
  • 1 ½ lugë çaji pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji sodë buke
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 130 gram gjalpë
  • 1 filxhan sheqer kane
  • 3 kokrra vezë
  • ¼ filxhan lëng portokalli të kuq
  • 1 lugë gjelle lëkurë portokalli
  • 1/3 filxhan qumësht

Përshkrimi:

Në një enë mesatare përziejmë mirë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti me sheqerin derisa të përftojmë një masë të njëjtë homogjene tek e cila shtojmë më pas vezët, qumështin, lëkurën dhe lëngun e portokallit.

Tek masa e përftuar shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me kakao, pluhurin pjekës, sodën e bukës, kripën dhe e trazojmë derisa të përftojmë një masë të njëjtë.

Në fund e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj dhe e pjekim ne furrë të para ngrohur 180°C për 30 – 40 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur plotësisht fillojmë zbukurimin.

Për zbukurimin përziejmë mirë një filxhan sheqer pluhur me 2 – 3 lugë lëng portokalli të kuq dhe e dekorojmë sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*