Embelsira, Kek

Kek me Kanellë dhe Reçel Boronice

0 comments

Ingredientët:

  • 250 gram gjalpë
  • 1 ½ filxhan sheqer
  • 2 ½ filxhan miell
  • ½ filxhan bajame të pjekura të grira
  • 4 kokrra vezë
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë çaj pluhur pjekës
  • ½ lugë çaji sodë buke
  • 1 majë luge çaji kripë
  • ½ filxhan kos
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • Reçel sipas dëshirës për zbukurim

Përshkrimi:

Në një tas qelqi të thellë përziejmë mirë gjalpin të zbutur ne temperaturë ambienti me  sheqerin, i rrahim bashkë të dyja me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.

Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze,

tek e cila më pas shtojmë kosin dhe vaniljen duke i përzier vazhdimisht.

Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me kanellën, pluhurin pjekës, sodën e bukës, kripën, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi uniforme të cilën e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë.

E sistemojmë me ndihmën e një spatule dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 45 minuta.

Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Këshilloj qe keku te jetë me temperaturë ambienti parasë te fillojmë zbukurimin me reçel sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*