Embelsira, Kek

Kek me Karamel dhe Arra

0 comments

Kek me Karamel dhe Arra

Recipe by Rozafa Course: DessertDifficulty: Easy
Servings

10

servings
Prep time

20

minutes
Cooking time

50

minutes

Ingredientët

  • 1 ½ filxhan 1 ½ miell

  • 1 lugë çaji 1 pluhur pjekës

  • ½ lugë çaji ½ sodë buke

  • 1 majë luge 1 kripë

  • 220 gram 220 gjalpë

  • 1 filxhan 1 sheqer

  • 4 kokrra 4 vezë

  • 1 filxhan 1 kos

  • 8 karamele (Soft Cream Toffees) të copëzuar

  • ½ filxhan ½ arra të pjekura

  • Për Dekorimin e kekut

  • 250 gram 250 philadelphia

  • 2 lugë gjelle 2 salcë karameli

  • 3 lugë gjelle 3 sheqer pluhur

  • 1 lugë gjelle 1 qumësht

  • 1 lugë çaji 1 vaj arre kokosi

Përshkrimi

  • Në një tas qelqi të thellë përziejmë mirë gjalpin të zbutur ne temperaturë ambienti me sheqerin duke i rrahur me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
  • Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze, tek e cila shtojmë kosin.
  • Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi uniforme.
  • Karamelet i kemi ndarë në copëza të vogla dhe i përziejmë me pak miell dhe i shtojmë tek brumi i kekut bashkë me arrat e pjekura të cilat i copëzojmë mesatarisht me dorë në mënyrë që të ndjehen gjatë konsumimit.
  • Masën përftuar e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë, e sistemojmë me ndihmën e një spatule dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 45 – 55 minuta.
  • Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
  • Këshilloj qe keku te jetë me temperaturë ambienti parasë te fillojmë zbukurimin për të cilin në rastin tim kam përdorur djathë Philadelphia të përzier mirë me sheqerin pluhur, karamelin, qumështin dhe vajin e arrës së kokosit derisa të përftojmë një masë kremoze me të cilën e zbukurojmë kekun sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*